Marigona Parking

Koncepti i parkingut

Në lagjen Marigona Residence janë dy forma të parkingut.  

Parkingu pa pagesë

  • Parkingu pa pagesë ku përfshihen mbi 900 vend parkingje në tërë lagjen në dispozicion të rezidentëve të lagjes..
  • Parkingu me pagesë i cili është nëntokësor dhe gjindet në pjesën e parkut qendror, konkretisht pranë Çarshisë dhe Hotelit.

 

Parkingu nëntokësor

Parkingu nëntokësor është i ndërtuar me standarde mjaft të larta dhe ka kapacitet prej 200 vend-parkingjeve.

Parkingu është ndërtuar me qëllim të ofrimit të komoditetit të plotë për banorët, musafirët e Çarshisë, Hotelit dhe vizitorët në lagje.

Ky parking modern është ndërtuar në vitin 2020 dhe ofron një siguri të plotë për automjetet tuaja. Përveç hyrjes kryesore të veturave, parkingu ka 2 hyrje/dalje për këmbësor: hyrja/dalja nga ana e Çarshisë e cila po ashtu ka edhe ashensorin si dhe hyrja/dalja nga ana e shkollës e cila ka vetëm shkallët.

I tërë parkingu është i pajisur me kamera sigurie me çasje 24 orë.

Dëmet të cilat shkaktohen nga vizitorët tjerë ne veturat tuaja, janë pjesë e përgjegjësisë së organeve të rendit dhe ligjit.

Lartësia maximale e veturave që lejohet të parkohen është 2.3m.

Shpejtësia e rekomanduar është 10km/h mbrenda parkingut nëntokësor.

Pagesat duhet të kryhen vetëm në makinën për pagesa automatike e cila gjendet tek hyjra/dalja që gjendet në anën e Çarshisë.

Parkingu ofron mundësinë edhe për abonime mujore, për të cilat mund të drejtoheni tek personeli në kabinë ose të dërgoni email në [email protected] 

Shërbimet dhe Tarifat

Lokale të lira

Kërkesat për qiramarrje janë në rritje e sipër. Këtu mund të bëni aplikimin tuaj për lokal me qira dhe kërkesën tuaj do ta shqyrtojmë shumë shpejtë, dhe do t'ju kontaktojmë.